Kandidati i PDK-së për kryetar në Zubin Potok: U dorëzuat para bandave kriminale

Kandidati i PDK-së për kryetar të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve në komunat në veri.
Përmes një postimi në Facebook, Zeqiri ka reaguar ashpër ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, për të cilët thotë se sot morën vendim për dorëzim para bandave kriminale që veprojnë në veri të Kosovës.
“Të dashur shok miq dashamir farefis vllezër dhe motra…ju faleminderoj shum për mirkuptimin dhe përkrahjen që pata gjat kësaj gare zgjedhore ku isha në gar për Kryetar të Komunes së Zubin Potokut……por kurr hallall mos ju qoft as Prezidentes V.Osmani dhe as Kryeministrit A Kurti që sot morren vendim Dorëzimi para bandave kriminale që veprojn në Veri të Kosoves dhe shtyen zgjidhjet për vitin e ardhëshëm…..dëmtuan shum kredibilitetin shtetëror dhe seiriozitetin e ligjëshmëris dhe kushtetutes së Republikes së Kosoves. Uroj dhe bëj thirrje që kta mos ta dorëzojn Policin e Kosoves dhe Veriun e Kosove”, ka shkruar Zeqiri në Facebook.

Zgjedhjet në në veri do të mbahen në muajin prill të vitit 2023./21Media

Back to top button