Ismajli: Do të themeloj bordin e drejtorëve

Ismajli: Do të themeloj bordin e drejtorëve

Në emisionin “Debat Pernime” në RTV21 u ballafaquan kandidatët për kryetar të komunës së Shtimes, Naim Ismajli nga PDK dhe kandidati i pavarur, Fatmir Rashiti.

Ismajli duke folur për garën e balotazhit tha se vendimi i parë i tij nëse vije në pushtet është konstituimi i qeverisë komunale apo themelimi i bordit të drejtorëve, pastaj plani vjetor për vitin 2018 për Shtimen dhe vendimi për rishikimin apo risistematizimin e vendeve të punës konform buxhetit të komunës për vitin 2018.

Kandidati i PDK foli edhe për ekipin më të cilën do të punojë nëse zgjedhet kryetar i komunën së Shtimes.

“Une tashmë kam një ekip i cili gjatë tërë fushatës po përgatit dhe po implementon programin tim, janë 30 njerëz burra dhe gra dhe nga ky 30-shi gjysma do të jenë burra dhe gjysma gra në ekipin tim”, tha Ismajli.

Për komunën e Shtimes në balotazh janë kandidati i PDK-së Naim Ismajli dhe kandidati i pavarur, Fatmir Rashiti./21Media