Sot kanë përfunduar të gjitha takimet e xhiros së 30-të në elitën e futbollit kosovar.

Drita ka vazhduar me fitore teksa ka mposhtur Feronikelin në shtëpi 2-1, ndërsa fitore ka marrë edhe Flamurtari 4-3 ndaj Dukagjinit.

Drenica mposhti lehtë Ferizajn 3-0, ashtu siç bëri Ballkani me Llapin 5-1.

Ndërkohë derbi i javës i ka takuar Gjilanit që mposhti në shtëpi Prishtinën me rezultat 2-1.

Drita vazhdon të mbetet lider me 64 pikë, pesë më shumë se Ballkani që është në vendin e dytë.

Në vendin e tretë ndodhet Gjilani me 58 pikë, një më pak se Prishtina që ndodhet e katërta, ndërsa Feronikeli e pesta me 44 pikë.

Flamurtari është e gjashta me 40 pikë, duke lënë Llapin në vendin e shtatë me një pikë më pak.

Drenica është në vendin e tetë me 38 pikë, ndërsa Trepça ’89 ka tri pikë më pak në vendin e nëntë.