Një zyrtar policor është kanosur brenda QKUK-së në Prishtinë, nga një person i dyshuar i cili ishte nën ndikimin e alkoolit.

“I dyshuari brenda në emergjencën e QKUK-së kishte kanosë dhe tentuar ta sulmojë/godas zyrtarin policor i cili kishte qenë në punë sekondare. I dyshuari kishte qen nën ndikim të alkoolit të cilit ju ka bërë matja dhe ka rezultuar 0.76 promil”, ka bërë të ditur policia.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti procedohet në procedurë të rregullt./21Media