Kanos vjehrrin, arrestohet

Policia njofton se natën e së premtes rreth orës 22:10 është arrestuar një person pasi që i njëjti ka kanosur vjehrrin e tij.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Shtime.

“Policia i ka marrë veprimet e nevojshme ka dalë në vendin e ngjarjes, e më pas ka arrestuar personin L.K (M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte kanosur vjehrrin e tij.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se policia të dyshuarin L.K e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘”Kansoje’’./21Media

Back to top button