Ylli i Chelseat, N’Golo Kante ka përfunduar në radarin e shumë klube të mëdha evropiane, pas një sezoni të trazuar te Chelsea.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Manchester United po planifikon një ofertë gjatë kësaj vere për mesfushorin e Bluve.

Blutë janë të përgatitur të dëgjojnë ofertat në rajonin prej 60 milionë euro për francezin, me Djajtë e Kuq tani të gatshëm të paraqesin një ofertë zyrtare.

Kante është nën kontratë me Chelsean deri në vitin 2023, por gjithashtu ka qenë i lidhur shumë me gjigantët italianë të Interit.