Zinedine Zidane tash e disa kohë është duke kërkuar mesfushorin ideal për skuadër.

Reali edhe më herët ka shfaqur interesim për N’Golo Kanten, mirëpo një marrëveshje e mundur ende nuk është arritur.

Chelsea është duke e shqyrtuar largimin e Kantes, derisa klubi madrilen tashmë ka rikthyer interesimin për të.

Kante i është bashkuar Chelseas në vitin 2016, derisa ka arritur të fitoj edhe kupën e botës me kombëtaren franceze.