Çifti shumë i përfolur Kanye West dhe Kim Kardashian u ndanë pas gjashtë vite martese.

Ata kanë katër fëmijë: North që është 7 vjeçe, Saint, 5 vjeç, Chicago-n dy vjeç dhe Psalm West, një vjeç.

Sipas disa raporteve, 40 vjeçarja Kim ka kohë që është parë pa unazën e martesës, e West sezonin festiv e kaloi në shtëpinë e tij 14 milion dollarëshe në Ëyoming (Vajomin), që do të thotë se janë ndarë më herët.

Kim do të shpall shkurorëzim edhe zyrtarisht.

Veç kalimit të sezonit festiv ndaras nga njëri-tjetri, E! Neës ka raportuar se çifti ka kohë që jeton ndaras.

Sipas saj, çifti është takuar për hater të fëmijëve, por jetojnë ndaras.

Megjithatë sipas E! Neës, Kim dhe Kayne po ashtu janë duke ndjekur seancat e këshillimit për martesë, në përpjekje për të zgjidhur çështjet e tyre.

Shkurorëzimi është shpallur, por Kim dëshiron më shumë se çdo gjë tjetër që lidhja e tyre të funksionojë, thuhet në raport.

Herën e fundit që Kim përmendi Kanye në mediet socoale ishte nëntori i 2020-tës, për 10 vjetorin e albumit të tij My Beautiful Twisted Dark Fantasy.

Kim prej atëherë është parë në foto në instagram me anëtarët e familjes së saj, pa Kanye.

Zëdhënësit e Kim dhe Kanye, por edhe vetë çifti akoma nuk kanë konfirmuar përfundimisht ndarjen./21Media