Kanye West dhe Irina Shayk kanë konfirmuar thashethemet e nxehta për një romancë të re mes divorcit të West me Kim Kardashian.

Në imazhet që ka siguruar DailyMail, Kanye, 44 vjeç, mund të shihet duke bërë një shëtitje romantike me Irina 35 vjeç, në Francë, ku ata po qëndrojnë së bashku në hotelin luksoz “Boutique Villa La Coste”.

Thashethemet për romancën e çiftit filluan muajin e kaluar, me pretendimet se Kanye po dilte fshehurazi me modelen, e cila ndan një fëmijë me aktorin Bradley Cooper, transmeton rtv21.tv.

Në fotografi, dyshja mund të shihen duke shijuar largimin e tyre të rrethuar nga fshati i bukur idilik, ndërsa reperi madje ndaloi për të bërë disa fotografi supermodeles ruse, pasi ato dukeshin se ishin shumë komodë pranë njëri-tjetrit.

Irina dhe Kanye sigurisht që nuk janë të huaj me njëri-tjetrin, pasi kanë qenë të lidhur për më shumë se një dekadë.

Martesa gati shtatë vjeçare e Kanye me Kim Kardashian mori fund në shkurt./21Media