Kanye West thuhet se është tërhequr nga gara presidenciale në SHBA, më pak se dy javë pasi njoftoi se ai do të kandidojë.

Një anëtar i ekipit të fushatës së West-it, Steve Kramer, raportohet të ketë thënë për New York Magazine’s Intelligencer se reperi nuk do të garojë në zgjedhje.

“Ai është jashtë (garës),” i tha Kramer Intelligencer, përcjell portali rtv21.tv

Kramer nuk specifikoi arsyet për gjoja tërheqje.

Kanye West njoftoi qëllimin e tij për të kandiduar për president të SHBA-së më 4 korrik.

“Tani duhet ta realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë po kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara!”, kishte West në Twitter./21Media