Reperi 43-vjeçar, Kanye West fluturoi përsëri për në Los Anxhelos nga ferma e tij në Wyoming për t’u ribashkuar me bashkëshorten e tij Kim Kardashian West dhe katër fëmijët e tyre, sipas People.

West u kthye në shtëpinë e Hidden Hills, përcjell portali rtv21.tv

“Ai është ende i zënë duke punuar në muzikën e tij dhe fushatën presidenciale, por me të vërtetë i munguan fëmijët dhe fluturoi për t’i parë ata,” tha një burimi.

Ndërsa Kardashian West nuk postoi për kthimin e burrit të saj në shtëpi, ajo postoi foto nga udhëtimi i saj në Kolorado me West dhe motrën e saj Kourtney.

Kardashian West u kthye në Los Angeles javën e kaluar dhe West u kthye në fermën e tij në Wyoming./21Media