Kanye West, i cili është kritikuar gjerësisht për shkak të mbështetjes  për Presidentin Donald Trump, tha për Forbes se ka humbur besimin te Trump

“Duket si një rrëmujë e madhe për mua”,  tha West.

Komentet e West vijnë pasi njoftoi se po kandidon për president vetë.

West po ashtu tha se kishte kaluar koronavirusin.

“Të dridhura, lëkundje në shtrat, duke marrë dushe të nxehta, duke shikuar video duke më thënë se çfarë duhej të bëja për ta kapërcyer atë”, tha West për atë kohë.

Por ai nuk tregoi nëse ishte testuar për Covid-19./21Media