Kanye West zyrtarisht ndryshon emrin në “Ye”

Reperi amerikan, Kanye West ka ndryshuar zyrtarisht emrin në “Ye”, pasi gjykata ka aprovuar kërkesën e tij.
Në muajin gusht, reperi ka bërë kërkesë për të ndryshuar emrin, ku është thënë se po e bën për arsye personale. Nga Kanye Omari West, reperi zyrtarisht ka ndryshuar emrin në vetëm dy shkronja.
44 vjeçari kohë më parë ka bërë të ditur në Twitter lajmin se do ta ndryshojë emrin e tij.
“Formalisht më njihni si Kanye West. Unë jam Ye”, ka shkruar ai.
Gjyqtarja e Gjykatës Superiore të Los Angelesit, Michelle Williams Court ka aprovuar kërkesën e 44 vjeçarit.
Gjithashtu, artisti, 44 vjeç ka publikuar albumin e tetë të titulluar “Ye” në qershor të vitit 2018. Po atë vit, këngëtari ka deklaruar në një intervistë me drejtuesin e radios Big Boy se ai beson se “Ye” është “fjala më e përdorur në Bibël dhe ka potencuar se në Bibël do të thotë “Ti”./21Media

Back to top button