Përshkallëzohet protesta në Tiranë. Protestuesit, teksa zhvendoseshin në zonën e ish-Bllokut kanë djegur koshat e mbeturinave dhe kanë hedhur kapsolla në drejtim të efektivëve, duke shkaktuar trazira.

Ata kanë prishur dekoret festive të vendosura për festën e Krishtlindjes, si dhe shihen teksa shkatërrojnë sinjalistikën rrugore.

Nga ana tjetër, efektivët e policisë janë pajisur me maska antigaz./vizionplus