Donald Trump mund të zbuloi të vërtetën për vrasjen e John Kennedy

Sipas portalit amerikan, “Politico”

A do t’i mundësoi presidenti amerikan, Donald Trump, opinionit që të ketë qasje në mijëra dosje të fshehta, të cilat kanë të bëjnë me vrasjen e presidentit amerikan, John F.Kennedy , në vitin 1963, është pyetja, e cila së shpejti do të merr një përgjigje.

Përgjigjja do të pasoi pas disa muajve, e ndoshta edhe pas disa javëve, shkroi portali amerikan, Politiko, shkruan rtv21.tv

Sipas afatit të përcaktuar me ligj, Trump ka edhe disa muaj në dispozicion për të vendosur se a do të mbajë të bllokuara apo do të bëjë publike rreth 3600 dosje që kanë të bëjnë me vrasjen e Kennedy, ngjarje kjo që nxiti një numër të madh të teorive të konspiracionit si në Amerikë, ashtu edhe në pjesët tjera të botës.

Këto dokumente mbahen të vulosura në Arkivin Kombëtar. Atë që dihet deri me tani për dokumentet për vrasjen e Kennedy, janë informatat që burojnë nga FBI dhe CIA, ndërsa disa dokumente ndoshta mund të qartësojnë se a kanë bërë lëshime këto agjenci në vitin 1963 dhe se a ka pasur me të vërtetë ndonjë konspiracion me rastin e vrasjes së Kennedy.

Një burim anonim nga Shtëpia e Bardhë tha javën e kaluar se administrata e Trumpit ka njohuri për ligjin në fjalë dhe se është duke bashkëpunuar me Arkivin Kombëtar, për të mundësuar rrjedhën normale të procesit deri në tetor, kur skadon afati për marrjen e vendimit.

Sipas ligjit të miratuar në vitin 1992, dokumentet për vrasjen e Kennedy duhet të bëhen publike më 26 tetor të këtij viti, në 25 vjetorin e miratimit të ligjit.

Megjithatë, Trump mund të vendos që të mbaj të fshehta dosjet, pasi që për këtë çështje vendos presidenti personalisht dhe askush tjetër./21Media

Back to top button