Në Gjevgjeli mbrëmë janë kapur 211 emigrantë. Më 06.07.2020 në orën 23:40 në afërsi të fshatit Sojakovo zyrtarët policorë nga Rajoni qendër për punë në kufi dhe migracion – Jug nga Byroja për siguri publike, kanë vërejtur një kamion të tipit “Daf” me targa të Shkupit. Automjeti ka qenë duke lëvizur në një rrugë alternative nga Stojakovo në drejtim të rrugës rajonale Gjevgjeli – Bogdanc.

Zyrtarët policorë e kanë ndaluar kamionin dhe gjatë kontrollit janë gjetur 211 migrantë. 144 nga Bangladeshi dhe 67 Pakistani, 63 prej tyre janë të moshës së mitur.

Emgrantët janë dërguar në qendrën transitore në Gjevgjeli për procedurë të mëtejme. Shoferi i kamionit E.P 27 vjeç nga Shkupi është ndaluar në Stacionin policorë të Gjevgjelisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet padi adekuate, raporton TV21.