Janë kapur nëntë emigrant pa dokumente identifikimi në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit sot në orën 11:10.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në hyrje në Terminalin Doganor kanë kontrolluar me prisje të veçantë (zbulues të pranisë së njerëzve në automjete) një kamion që drejtohej nga: S.N. (viti i lindjes 1976, shtetas i Serbisë), i cili vinte nga Greqia. Gjatë kontrollimit, pas sinjaleve të marra është vendosur që rimorkio të hapet për kontroll ku edhe janë gjetur 9 emigrantët.

Rasti është trajtuar ne koordinim me prokurorin kujdestar./21Media