Kapen dhurata plot me drogë në një autobus

Prokuroria Publike e Qarkut nga qyteti bullgar Kustendil ka nisur hetimet kundër shtetasit maaqedonas 72-vjeçar K.K., i dyshuar për kontrabandë droge.
Hetimi ka nisur të premten në vendkalimin kufitar „Deve Bair/Gueshovo“, pjesëtarë të Depertamentit për luftimin e trafikut të drogës pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bullgarisë gjatë kontrollit të një autobusi në linjën Shkup-Stamboll, në bagazhin personal të K.K gjetën 6235 gramë marihuanë të ndarë në gjashtë pako, disa prej të cilave ishin të fshehura në dhuratat e Krishtlindjeve.
Siç raportojnë mediat bullgare, pas zbulimit të marihuanës, K.K. është privuar nga liria dhe Prokuroria ka paraqitur kërkesë në Gjykatën kompetente që ndaj tij të caktohet masa “Arrest”./TV21

Back to top button