Kapen mbi 6 ton mallra të kontabanduara nga Serbia

Katër raste të tentim kontrabandës në regjionin e Mitrovicës janë parandaluara sot nga Dogana e Kosovës.
Siç bëhet e ditur në njoftim, njësit e doganës kanë identifikuar automjetet e dyshimta të cilat edhe janë ndaluar në orët e mëngjesit.
Automjete transportuese bartnin mallra të kontrabanduara nga Serbia.
“Në automjetin e parë janë gjetur 1200 litra pije joalkoolike, 105 litra vaj ushqimor dhe 144 litra tretës/nitro solvent, në automjetin e dytë është hasur në 1470 litra pije joalkoolike, në automjetin e tretë është hasur në 2329 litra pije joalkoolike, në automjetin e katërt është hasur në 900 litra tretës/nitro solvent.”, thuhet në njoftim.
Të gjitha automjetet dhe mallrat janë sekuestrua derisa ka filluar procedura kundërvajtëse./21Media

Back to top button