Mbrëmë janë kapur në Korçë mbi 80 refugjatë sirianë, marokenë dhe turq, mes tyre gra dhe fëmijë, të cilët ishin duke u transportuar me një mjet të tonazhiot të rëndë.

Ndalimi i tyre u bë nga policia pranë fshatit Pirg, në aksin Korçë-Pogradec.

Siç raportohet, është arrestuar drejtuesi i mjetit, ndërsa në vendngjarje kanë dalur forca të shuma policore, forca Shqiponja dhe ato të Kufirit.

Gjithashtu raportohet se, janë shoqëruar edhe persona të tjerë të cilët dyshohen se kanë shoqëruar mjetin që nga Devolli ku edhe është nisur.

Ditët e fundit janë shtuar shumë rastet kur policia ndalon grupe refugjatësh, kryesisht sirianë, të cilët tentojnë Bashkimin Europian duke përdorur si tranzit Shqipërinë./oranews