Kapet duke kontrabanduar pije, arrestohet në kufi

Raportohet se nga njësiti policor është ndaluar automjeti –Kombi Mercedes që drejtohej nga një i dyshuar i nacionalitetit serb

Arsyeja për ndalesën e tij është pasi që i njëjti është vërejtur duke kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.

Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se i njëjti kishte të ngarkuar me pije alkoolike dhe joalkoolike me vlere rreth 2000 euro.

Me urdhër të prokurorit malli konfiskohet dhe i dorëzohet doganës ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur në fshatin ‘Sarpej’.

Back to top button