Kapet me 70 kg drogë të fshehur në veturë, arrestohet 48-vjeçari

Policia e Kukësit ka finalizuar operacioni i koduar “Indicia”, ku është goditur një rast i tentativës për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Në këtë operacion janë sekuestruar rreth 70 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis po ashtu është vënë në pranga 48-vjeçari nga Rumania, që transportonte lëndën narkotike.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pjesën e poshtme të automjetit që drejtonte ky shtetas, në shasi, në një hapësirë të përshtatur për të fshehur lëndë narkotike, u gjetën dhjetëra pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon hetimi i thelluar, për ndriçimin e plotë të këtij rasti, si për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme./21Media