Kapet me marihuanë, arrestohet një femër

Në Gjilan është arrestuar një femër pasiqë është kapur me 2 qese marihuanë

Policia njofton se dje në mëngjes në Gjilan është arrestuar një e dyshuar femër K-Shqiptare pasi gjatë kontrollit në çantën e saj janë gjetur dhe janë konfiskuar 2 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

”Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës jenë gjetur dhe janë konfiskuar edhe 2 qese të tjera me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Sasia e përgjithshme e substancës së dyshuar është 1.9 gramë”, njofton policia.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button