Kapet me plot pajisje teknologjike të kontrabanduara

 

Kontrabandimi i ekranëve të televizorit, çipave, xhamave të telefonave e kamerave, shtetasit kosovar nuk i shkoi ashtu siç e kishte menduar.

Patrulla policore ka ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari dhe gjatë kontrollit ka vërejtur se në veturë ka disa mallra të kontrabanduara përmes rrugëve dytësore nga Republika e Maqedonisë Veriore në Republikën e Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30 në fshatin Stançiq.

“Mallrat e kontrabanduara janë: 1430 (një mijë e katër qind e tri dhjet) ekran të televizorit, 4020 (katër mijë e njëzet) çipa të ndryshëm, 1000 (një mijë) xhama për telefona, 1700 (një mijë e shtatë qind) kamera”, thuhet në raportin e policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button