Kapet një kamion cisternë me naftë të papërpunuar e mallra të tjera, dyshohen se janë futur ilegalisht nga Serbia

Policia Kufitare e Kosovës, sot në fshatin Kovaçë, komuna e Zubin Potokut, ka hasur në një kamion cisternë pa targa, të braktisur, e ngarkuar me një sasi të naftës së papërpunuar. Sipas Policisë, në të njëjtin lokacion është ndaluar edhe automjeti “Toyota” me targa vendore me vozitës të dyshuarin me iniciale (D.V.) i lindur më 1973, në një fshat të Zubin Potokut.
“Pas kontrollit të realizuar është vërejtur se në automjet kishte të ngarkuara pllaka të qeramikës  dhe disa thasë ngjitës të pllakave të prodhuara në Serbi. Nafta e papërpunuar, qeramikat dhe ngjitësi i pllakave dyshohet se janë të kontrabanduara nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.”, ka informuar Policia.
Për të gjitha veprimet është njoftuar Prokurori kompetent dhe me autorizim të tij, sipas komunikatës, janë inicuar restet për “Kontrabandim me mallra”
Kamioni, automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe janë derguar në terminal, përderisa rastet dërgohen në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button