Kapiteni Kimmich e shpëton Bayernin nga humbja ndaj Kolnit

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Bayern Munichut dhe Kolnit, ku të dy skuadrat kanë ndarë pikët e barabarta.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz Arena”, Bayern Munichu ka barazuar 1:1 me skuadrën e Kolnit.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Ellyes Skhiri, i cili shënoi në minutën e 4’ për ta kaluar Kolnin në epërsi prej 1:0.
Ndërkaq, kur shihej se ndeshja ishte drejt fundit me këtë rezultat, kapiteni i Bayernit, Joshua Kimmish e shpëtoi skuadrën e tij nga humbja me një super gol, duke e barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 90’.
Goli i Kimmish rezultoi të jetë i fundit për ndeshjen e sotme, ku të dy skuadrat arkëtojnë nga një pikë nga kjo përballje.
Me pikët e reja, Bayerni ngjitet të kuotën e 36 pikëve në vendin e parë në tabelën e Bundesligas, krahas Kolnit që zë vendin e 10 me gjithsej 21 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes është i barabartë 1:1.

Back to top button