Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nxori urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, gjegjësisht në sheshe, rrugë e tregje.

Sipas njoftimit të publikuar sonte, kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese, gjobitet në shumën prej 100 eurosh.

Për zbatimin e Urdhëresës, e cila do të jetë në fuqi nga nesër deri më 3 janar 2021 do të kujdeset Drejtoria e Inspekcionit./21Media