Kaq para u shpenzuan për realizimin e filmit ”Zgjoi”

Sot në programin e mëngjesit ”Për ditë të mbarë”, kanë qenë të ftuar Blerta Basholli, Yll Uka dhe Valon Bajgora të cilët kanë folur më shumë për sukseset e filmit ”Zgjoi”.
Valon Bajgora, ka treguar momentin se si kanë reaguar kur e kanë kuptuar se filmi është nominuar në listën e ngushtë për ”Oscars”.

Valoni tutje ka folur edhe për aspektin financiar të filmit ”Zgjoi”, ku ka treguar se kanë pasur mbështetje nga të gjithë, ku për realizmin e filmit janë shpenzuar gjysmë milionë euro.

‘Zgjoi’ paraqet historia e vërtetë e Fahrijes (Yllka Gashit), e cila, si shumë gra të tjera në fshatin e saj patriarkal, ka jetuar me shpresë të zbehur dhe pikëllim në rritje që kur i shoqi u zhduk gjatë luftës në Kosovë. Për të siguruar familjen e saj në vështirësi, ajo mbledh gra të tjera në komunitetin e saj për të nisur një biznes që shet ajvarin me salcë me piper të kuq. Së bashku ata gjejnë shërim dhe ngushëllim duke menduar për një të ardhme pa burrat e tyre./21Media

Back to top button