Aktori i njohur turk, Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij, e cila po ashtu është aktore, Fahriye Evcen vitin e kaluar janë bërë prindër për herë të parë.

Dashuria e tyre u bekua me një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Karan, shkruan rtv21.tv.

Aktorja është ajo e cila vazhdimisht në rrjtet sociale për fansat e saj publikon fotografi të vogëlushit.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa imazhe në të cilat shihet se si po argëtohet me djalin, i cili duket se është rritur shumë. /21Media