Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi aktualisht është duke i shijuar ditët më të bukura të jetës. Ajo dhe bashkëshorti i saj Astriti në muajin shkurt janë bërë prindër të një vajze, që e pagëzuan me emrin Luiza.

Ardhja në jetë e vogëlushes çiftin e gëzoi pa masë. Gëzimin e tyre ata po e shfaqin edhe përmes rrjeteve sociale, shkrun rtv21.tv

Së fundmi, Yllka në Instagram publikoi disa fotografi ku shfaqet e lumtur pranë vajzës dhe burrit.

 

View this post on Instagram

 

Jetë

A post shared by Yllka Kuqi Artist (@yllkakuqi) on

Kujtojmë se, Yllka shtatzëninë e mbajti shumë sekret, ajo nuk bëri publike asnjë fotografi deri në muajt e fundit. /21Media