Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica dhe bashkëshortja e tij, Belkiz Kera janë ndër çiftet simpatike, të cilët janë mjaft të pranishëm në mediat rozë.

Dyshja, përveç imazheve të shumta që publikojnë në rrjete sociale me njëri-tjetrin, ata shpesh po ndajnë edhe imazhe me bukuroshin e tyre, djalin-Tianin, shkruan rtv21.tv

E kur jemi te imazhet, së fundmi, Miloti ka publikuar dy imazhe të bukura me djalin e tij, në të cilat shihen mjaft të lumtur.

“My everything”, ka shkruar futbollisti krahas fotografisë që ka publikuar në instagram, në të cilën ka marrë komente dhe pëlqime të shumta.

Nga imazhet shihet se Tiani ia ka ngjarë goxha shumë.

Milot Rashica dhe Belkiz Kera janë martuar vitin e kaluar, ndërsa, janë bërë prindër të Tianit në muajin maj./21Media