Mënyra e uljes së numrit të rasteve pozitive dhe të vdekurve si pasojë e Kovid-19 është vendosje e karantinës 24 orëshe përkatësisht orë policore gjatë një fundjave ose për 3-4 ditë, thotë profesori d-r Dragan Danillovski. Sipas tij, një gjë e tillë deri më tani nuk është realizuar, por nëse do të realizohet varët prej Komisionit për sëmundjes ngjitëse i cili e këshillon ministrin në Maqedoninë e Veriut.

“Njerëzit duhet të vetëdijesohen se nëse nuk kujdesesh vetë, askush nuk do ta bëjë këtë për ty, më në fund me këtë qytetarëve tu punojë vetëdija. Për shkak se edhe ligjërisht mbajtja e distancës është zgjidhja e vetme deri sa të gjendet medikament efikas apo vaksinë. Jam i shqetësuar se çfarë do të thotë kjo gjatë epidemisë. Apeloj deri te qytetarët që të mos bëjnë ahengje, të festojnë në rrethin më të ngushtë të familjes në emër të shëndetit të tyre dhe të më të afërmve, për shkak se do të ketë rast edhe viteve tjera për të festuar”, u shpreh Dragan Danillovski – profesor.

Profesori Danillovski mendon se gjatë pandemisë rol i madh luan vetëdija kolektive si dhe institucionet të cilat nuk kanë kontroll të mjaftueshëm ndaj masave të rekomanduara.

“Populli edhe te ne edhe në botë është i njëjti. Vetëdia kolektive, pyetja është pse është në aq nivel të ulët dhe kjo është pyetje për analizat e ardhshme të psikologëve, sociologëve dhe psikiatërve. Nga ku aq nivel i ulët i empatisë, vetëdijes, vetë kontrollit, mirësjelljes, tolerancës te të rinjtë, kjo është pyetja. Me shumë gjasa një nga arsyet është cilësia e arsimit apo jo cilësia dhe edukimi me dekada pas. Kjo krizë paraqet rast që të shihen të gjithë mangësitë dhe më tej të bëhet diçka për gjeneratat e reja”, u shpreh Dragan Danillovski – profesor.

Në 24 orët e fundit në qendrat Kovid në Shkup janë hospitalizuar 38 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve. Edhe krahas pranimeve të shumta gjatë ditës së djeshme, këtë mëngjes ka pasur rreth 40 vende të lira. Gjithsej 480 persona me simptoma të dyshimta dhe të diagnostikuar me Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në Shkup. Një pjesë e madhe pret tyre janë në mbështetje oksigjeni.

Në Kovid qendrat nëpër spitalet e vendit është paraqitur se mjekohen gjithsej 816 pacientë pozitivë dhe me simptoma të dyshimta për kovid-19. Prej Ministrisë së Shëndetësisë njoftuan se 12 mjekë dhe 20 infermiere nga Qendra mjekësore ushtarake e Armatës prej sot kyçen në punën e Klinikave interne ku ka disa qendra kovid./TV21