Ka ngrënë patate të gjalla, e më pas ka gënjyer se ka temperaturë nga koronavirusi

Ka ngrënë patate të gjalla, e më pas ka gënjyer se ka temperaturë nga koronavirusi

Tre persona që janë ekstraduar në bazë të fletarresteve të publikuar, kanë përfunduar në karantinë në burgun në klinikën shtetërore në Shkup. Një prej tyre është nga Zagrebi dhe është kthyer me avion, në aeroport  i është bërë test dhe ka rezultuar negativ me koronavirus, ndërsa tjetri është ekstraduar nga Greqia.

Do të mbeten në karantinë 14 ditore, e më pas do të dërgohen në burg.

“I ruajmë në vetizolim 14 ditë, i paraqesim në Institutin për shëndet publik dhe ndiqet gjendja shëndetësore vazhdimisht e të burgosurve të ri. Pas 14 ditëve, në bashkëpunim me Shtëpinë e shëndetit publik dhe ISHP i bashkojmë me të burgosurit e tjerë”, theksoi Bobi Mojsovski, Drejtor i “Idrizovës”.

Të burgosurit në Idrizovë përdorën pandeminë e koronavirusit për të lehtësuar situatën e tyre. Kështu një i burgosur nga Gostivari ka ngrënë patate të gjalla për të pasur temperaturë të lartë, ka mësuar TV21. Ai ka pasur sukses dhe ka pasur temperaturë të lartë. Mjekët e kanë testuar për koronavirus dhe ka rezultuar negativ, por ai megjithatë do të mbetet në izolim, ndërsa më vonë mjekët kanë zbuluar shkakun e temperaturës së lartë.

Në burg është dërguar edhe ndalesë për vizita, ndërsa janë shfuqizuar edhe fundjavat e lira. Është rritur niveli i higjienës, janë blerë mjete për dezinfektim.

“Disa herë ne vetë  blejmë, por falë Kryqit të Kuq dhe Alkaloid marrim një sasi të madhe të mjeteve dhe maskave. Me të vërtetë kemi mjaftueshëm në këto momente dhe dezinfektimin e kryejmë rregullisht”, theksoi Bobi Mojsovski, Drejtor i “Idrizovës”.

Në institucionin tjetër ndëshkues në Shutkë, procedurat janë pothuajse identike. Për të gjithë të burgosurit që janë testuar pas vdekjes së të arrestuarit, rezultatet do të arrijnë të hënën ose të martën. Mjekët rregullisht kontrollojnë të burgosurit dhe ka disa që kanë temperaturë të lartë, por drejtori i burgut për TV21 tha se është konstatuar se bëhet fjalë për  grip të zakonshëm. Informacionet se ka ndërruar jetë edhe një i burgosur tjetër në burg i quajtën të rrejshme, ndërsa paralajmëruan edhe padi për portalin në fjalë.

Sipas të dhënave nga viti 2019, numri më i madh i “banorëve” në Maqedoni është në burgun e Idrizovës, gjithsej 1,134 të dënuar, ndërsa në burgun e Shutkës janë 108 të dënuar dhe 270 të arrestuar, raporton TV21./21Media