Me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, Federata e Karatesë së Kosovës, sot organizon një manifestim në bulevardin kryesor të kryeqytetit të Kosovës.

Bazuar në uniformën e sportit të karatesë KIMONOT (KARATE GI) me ngjyrë të bardhë, sportistët do simbolizonin “pëllumbat e paqes human”, në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve të UÇK-së dhe të rënëve e viktimave të luftës kundër pushtuesit.

“Vendtakimi i gjithë garuesve nga të gjitha klubet e karatesë së Kosovës do të jetë amfiteatri i hapur te sheshi “Zahir Pajaziti”. Marshuesit arrijnë para orës 12:00 te sheshi “Skënderbeu” duke e rrethuar përmendoren e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në ora 12:00 fillon demonstrimi i teknikave OI-Zuki dhe “Gyaku Tzuki”, nga 5 herë, kurse në fund kata “Heian Shodan”. Manifestimi përfundon me një përshëndetje sportive që do nderohet heroi duke e përcjell me OSS”, thuhet në njoftim.

Plani i veprimit:

Rekuizitat: Garuesit veshin kimono e bardha.

Femrat vendosin brezin e kuq.
Meshkujt vendosin brezin e kaltër.
Flamuri apo logo e Federatës se Karatesë së Kosovës.
Flamuri kombëtar Shqiptar.
Flamuri I Kosovës.
Flamuri I Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Aktiviteti:

1.Vendtakimi i gjithë garuesve nga të gjitha klubet e karatesë së Kosovës do të jetë amfiteatri I hapur tek sheshi “Zahir Pajaziti” në orën 11:30.

2.Pas rreshtimit për katër(4) vendosen në ballë të kolonës katër simbolet e lartcekura nga dy vajza dhe dy djem.

3.Marshuesit arrijnë para orës 12:00 tek sheshi “Skënderbeu” duke e rrethuar përmendoren e Heroit Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” për ti ikur ngjyrimeve politike.

4.Në ora 12:00 fillon demonstrimi i teknikave OI-Zuki dhe “Gyaku Tzuki”, nga 5 herë, kurse në fund kata “Heian Shodan”.

5.Në fund me një përkulje – përshëndetje sportive OSS.

Pjesëmarrja është obligative për gjithë klubet qe te marrin pjese me garuesit e tyre./21Media