Karvani spanjoll
25 Nëntor 2020
Nga: Jim Morrison Shqipëroi: Bujar Meholli
Nga: Jim Morrison
Shqipëroi: Bujar Meholli
më merr tutje karvan
largomë
në portugali
dhe në spanjë më dërgo
andaluzia ka arat plot me grurë
dua t’i shoh përsëri ato
merrmë karvan spanjoll
e di që ti mundesh
erërat shpesh
i gjejnë tregtarët
në anijet e tyre
të përhumbura në det
atje diku e di
më pret thesari
ari dhe argjendi
që janë në malet spanjolle
unë dua t’i shoh ato përsëri
merrmë mua karvan spanjoll
e di që ti mundesh
1968