Kasapolli: Deri në etablimin e opozitës karshi politikës së Kurtit, do të kemi zgjedhje

(Lajm i përditësuar)


Kasapolli: Deri në etablimin e opozitës karshi politikës së Kurtit, do të kemi zgjedhje

Analisti politik, Gëzim Kasapolli, në emisionin ”Click” të RTV21, paralajmëroi se zgjedhje të reja do të ketë në maj dhe në muajin tetor duke “zbuluar” edhe datën.

Ai shtoi se deri në etablimin e vërtetë të opozitës karshi politikës së Albin Kurtit, vendi do të ketë zgjedhjet të përsëritura

“Zgjedhje do të kemi në maj dhe do të kemi pas datës 5 tetor kur i përfundon mandati ushtrueses së detyrës së presidentit, kur përfundon 6 mujori, aty krijohet vakuumi institucional dhe aty do të inponohen edhe zgjedhjet e reja, përshkak që këto zgjedhje nuk do të prodhojnë zgjidhje. Deri në etablimin e vërtetë të opozitës karshi politikës së Albin Kurtin, deri në etablimin e vërtetë të strategjisë së tyre ne do të kemi zgjedhje të përsëritshme”, deklaroi Kasapolli në Click./21Media


Kasapolli: Pretendimi që Serbia nuk është rrezik për Kosovën është banale

Analisti politik, Gëzim Kasapolli, në emisionin ”Click” të RTV21, u shpreh se prentendimi që Serbia nuk është rrezik për Kosovën është banale.

Duke folur për Serbinë, Kasapolli tha se ky shtet është vendi i vetëm në Ballkan që eksporton kriza.

“Me pretendu që Serbia nuk është rrezik për Kosovën besoj që është banale, do të thotë është aspiratë e qartë e Serbisë se në qfarë do momenti së paku me shkaktu probleme në Kosovë. Me pretendu që Serbia nuk ka interesa në Kroaci besoj që prapë është banale, me pretendu që Serbia nuk ka interesa në Maqedoni dhe në Mal të Zi është banale, përshkak që ne gjithmonë kemi thënë se Serbia është vendi i vetëm në Ballkan i cili eksporton kriza dhe mbijeton duke eksportuar kriza”, theksoi ai./21Media

Back to top button