Kasapolli: Kur tenton me i djeg urat e bashkëpunimit me ata që na kanë sjellur deri këtu, të gjitha këto do të jenë më të shpeshta
Analisti, Gëzim Kasapolli në RTV21 sulmin që ndodhi javën e kaluar në Zubin Potok e konsideron si sulm terrorist.
Ai tutje ka shtuar se ky sulm është vazhdimësi e sulmit në Bajnskë.
”Ajo çka ndodhi në Zubin Potok ishte vazhdimësi e asaj çka ndodhi në Bajnskë, por një gjë është më se e sigurt se duhet një hetim, por çka pas nëse ka pasur diçka të qart se sulmi në Bajnskë është identifikuar se me mbështetjen e kujt është bërë dhe asgjë nuk ndodhi, nëse prap insisitojmë në identifikim e personave që e kanë bërë këtë veprim çka do të ndodh pastaj cili do të jetë perfitimi i Kosovës, pa ndëshkushmëria e Serbisë në rastin Bajnska ka hapur shteg edhe për gjërat që kanë ndodhur javën e kaluar”, tha Kasapolli.
Ai gjithashtu ka shtuar se ” Këtu është ku hynë politika nëse tenton ti digjesh urat e bashkëpunimit me ata që na kanë sjellur deri këtu, unë besoj që të gjitha këto do jenë më të shpeshta”./21Media