Kosova ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Moldavisë në ndeshjen e gjashtë apo të fundit të grupeve në edicionit të dytë të Ligës së Kombeve . Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Lirim Kastrati.

Në intervistën pas ndeshjes Kastrati ka pranuar se para ndeshjes ka qenë me temperaturë.
“Kam pas temperaturë para lojës dhe nuk kam qenë shumë mirë, por me rëndësi është që pas dhjetë ndeshjeve fituam dhe nuk ka rëndësi për mua se a shënova unë apo jo”, ka thënë Kastrati.

Kujtojmë se futbollistët e Kosovës janë testuar para ndeshjes për Covid-19 dhe të gjithë kanë dalur negativ.