Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka reaguar pas kritikave që mori lidhur me postimin e tij, ku ka cituar një përshkrim të shkrimtarit Faik Konica, duke aluduar te Vjosa Osmani.

Kastrati, ka thënë se nuk ka dashur ta ofendojë as presidenten Vjosa Osmanin, e as deputeten e PDK-së Adelina Graincën që kaloi në VV.

“Une as qe kam qene tu e pa seancen per zgjedhjen e presidentit kur e kam shkru ate postim. As qe me ka shku mendja te Vjosa Osmani, as Adelina Grainca , as per asnje te person te gjalle ne kete bote. …siç paskan aluduar disa. Askush nuk duhet te ndihet i ofenduar sepse postimi ska pas adrese politike e aq me pak seksiste”, ka shkruar ndër tjera Kastarti.

Postimit qe kam bere ku e citoj Faik Konicen iu paska dhane drejtim i gabuar! Sa e qela fcb po e shoh qe me paskan…

Posted by Ardian Kastrati on Sunday, April 4, 2021

 

Në lidhje me postimin e tij ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka kërkuar të dënohet gjuha e Kastrati që e ka përdorur në reagimin e tij pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit Presidente./21Media