Qëndron Kastrati shpalosë prioritetet e tij për Kamenicë

Qëndron Kastrati shpalosë prioritetet e tij për Kamenicë

Kandidati i Vetëvendosjes, Qëndron Kastrati në emisionin #DebatPernime ka thënë së programi i Vetëvendosjes për Kamenicë përfshinë 10 zotime dhe 50 premtime konkrete.

“Arsim në shërbim të nxënësve, uji i pijshëm për të gjithë, Kamenicë të pastër, cilësi në shërbime shëndetësore, administratë efikase, komunë e hapur, drejtësi në punësim, zhvillim i qëndrushëm, vendimmarrje në lagje”, Kastrati tha se janë zotimit e tij për Kamenicë.

Kastrati më tej tha se pronën komunale do ta ofrojnë në dispozicion që të investoj diaspora me kriterin e vetëm që të gjeneroi vende të reja të punës.

Në fund kandidati i VV-së tha se do t’i mbështes klubet dhe sportistët e Kamenicës./21Media