Kastrati së bashku me zyrtarët komunal dhuruan gjak
15 Dhjetor 2020
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me zyrtarë komunalë kanë dhuruar gjak për ata që kanë nevojë.
Kryetari Kastrati ka falënderuar Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut që i është përgjigjur thirrjes për të qenë të pranishëm në komunë.
“Duke marrë parasysh që nevoja për gjak këto ditë sa vjen e shtohet, sot bashkë me kolegë nga komuna kemi kërkuar vullnetarisht që Qendra e Transfuzionit të Gjakut të vijnë në komunë, dhe të dhurojmë gjak për ata që kanë nevojë”, ka thënë ai.
I pari i komunës ndër të tjera u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që janë mirë me shëndet të dhurojnë gjak.
“Ju inkurajoj të gjithëve që jeni mirë me shëndet, të dhuroni gjak e të shpëtoni jetë në këto ditë të vështira për të gjithë. Falënderoj Qendra Kombëtare e Transfuzionit te Gjakut që iu përgjigjën thirrjes sonë”, ka thënë ai.
Duke marrë parasysh që nevoja për gjak këto ditë sa vjen e shtohet, sot bashkë me kolegë nga komuna kemi kërkuar…
Posted by Qëndron Kastrati on Tuesday, 15 December 2020