Humanistri Halil Kastrati ka reaguar pas publikimit të aktakuzës ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli. Kastrati në një shkrim në Facebook u shpreh se UÇK-ja është dhe mbetet krenaria e popullit shqiptar.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës me luftën e saj të drejtë e të pastër përfundimisht jetësoi kauzën dhe angazhimin kombëtar të të gjitha brezave dhe lëvizjeve kombëtare që kishin për qëllim çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të grumbulluar nga të gjitha viset shqiptare, kishin një qëllim të vetëm: Të luftonin deri në vetëflijim për çlirimin e plotë të Kosovës nga Serbia. Lavdi gjithë brezave dhe dëshmorëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës! Mirënjohje dhe falenderime te përjetësishme për të gjitha vendeve mike që mbështetën vendin tonë! Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!”, shkroi Kastrati në Facebook./21Media