Princi William dhe Kate Middleton, shpërndanë dy foto portrete për përvjetorin e dhjetë të martesës.

Pas një dekade bashkë dhe me tre fëmijë, që të dy duken më të lumtur se kurrë.

Për të shënuar këtë përvjetor, Duka dhe Dukesha e Cambridge, kanë realizuar këtë javë dy portrete, në pallatin Kensington.

Kate, e veshur në një fustan të kaltër në stilin bohem, ndërsa William i veshur me një bluzë të kaltër dhe një këmishë.

Të lumtur të kapur dorë për dorë, gjersa në pah është unaza e fejesës me diamantë e princeshës Diana, që shkëlqen në gishitin e Kate./21Media