Princi William dhe Princi Harry nuk do të takohen personalisht deri në varrimin e gjyshit të tyre, Princit Philip të shtunën, dhe Kate Middleton do të jetë ajo që do t’i ndihmojë ata të vendosin një front ‘të unifikuar’ për Mbretëreshën, detaj ky i cili u zbulua sot.

Vëllezërit besohet se kanë folur tashmë në telefon që kur Harry zbriti në Heathrow përpara se të shihnin njëri-tjetrin ballë për ballë për herë të parë në një vjet në Kështjellën Windsor këtë fundjavë, shkruan DailyMail.

Dukesha e Kembrixhit thuhet se është e gatshme të veprojë si ‘paqebërëse’ midis vëllezërve, të cilët janë zotuar të lënë mënjanë përçarjen e tyre dhe të përpiqen të rivendosin marrëdhëniet e tyre të tensionuara për të nderuar kujtimin e Dukës së Edinburgut, i cili vdiq më 9 prill.

Harry e përshkroi kunatën Kate si ‘motrën e madhe që nuk kam pasur kurrë’ kur ajo u fejua me Williamin 11 vjet më parë – por marrëdhënia e vëllezërve dhe u prish pas vendimit të tij për të emigruar në ShBA dhe pas intervistës së famshme të tij për Oprah Winfreyn, së bashku me gruan e tij Meghan Markle.

Çifti Sussexes akuzuan Familjen Mbretërore për racizëm, me Harryn që pretendoi se William është ‘bllokuar’ dhe duke thënë se Princi Charles e preu atë financiarisht. Kate u akuzua gjithashtu nga Meghan se e bëri atë të qante me radhë për fustanet e nuseve në intervistën e dhënë muajin e kaluar, por tani Kate Middleton thuhet se po bën presion që vëllezërit të pajtohet.

Harry tani është në karantinë, por mund të marrë pjesë në varrim në përputhje me rregullat e qeverisë që bëjnë përjashtime për raste të tilla.

Ndërkaq Meghan, e cila është shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë, u këshillua nga mjeku i saj të mos bënte udhëtimin e gjatë./21Media