Dukesha e Kembrixh-it Kate Middleton mori vëmendje të madhe teksa arriti në varrimin e Dukës së Edinburgut.

Kate në qafë kishte vendosur perlat e Mbretëreshës të shoqëruara me vathë margaritarësh – të dy nga koleksioni personal i Madhërisë së saj – me një maskë të zezë dhe kapelë në pjesën e përparme të kokës.

Gjerdani ishte vënë për herë të parë nga Kate në ceremoninë e organizuar për 70 vjetorin e martesës së Mbretëreshës dhe Princit Filip në Windsor në 2017, dhe nga vjehrra e saj e ndjerë, Princesha Diana në 1982./21Media