Zjarri ka përfshirë katedralen në qytetin francez të Nantes. Më shumë se 60 zjarrfikës janë në terren për ta fikur zjarrin, sipas mediave lokale. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë një zjarr të konsiderueshëm dhe tymin që del nga brenda ndërtesës gotike.

Kjo ndodhi një vit pasi zjarri përfshiu katedralen Notre-Dame në Paris, një nga pasuritë më të mëdha të Francës./21Media