Katedralja “Notre Dame” në Paris, e cila u shkatërrua nga një zjarr në prillin e vitit të kaluar, do të restaurohet sipas modelit origjinal gotik, pra, ashtu siç ka qenë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e konfirmoi këtë, duke i dhënë fund spekulimeve se katedralja do të rindërtohej në një stil modern, transmeton rtv21.tv.

Macron më parë kishte lënë të kuptohet se ai ishte në favor të një “stili bashkëkohor”.

Megjithatë, ai ka thënë se dëshiron që restaurimi të përfundojë deri në vitin 2024, kur Parisi pret Olimpiadën.

Kur çatia e shekullit të XIII të katedrales së Parisit zuri zjarr gjatë punimeve të restaurimit në prill 2019 ajo ndezi një derdhje të gjerë emocionesh, si dhe dhurime nga e gjithë bota. Brenda dy ditësh ishin grumbulluar rreth 900 milionë për restaurimin e katedrales.