Katërshja e deputetëve zunë vend në rreshtin e tretë të opozitës

Katërshja e deputetëve zunë vend në rreshtin e tretë të opozitës

Prej kësaj të marteje, Kuvendi i Shqipërisë do të ketë katër deputetë të rinj, të dalë nga lista shumë-emërore e LSI-së. Ata bënë betimin sot në Kuvend teksa zunë vend në ulëset e opozitës. Ndërsa, në seancë munguan Myslim Murrizi dhe Lefter Koka, deputetët e PD-LSI që nuk lanë mandatet.

Edmond Rrushi, Aurora Mara, Enver Roshi dhe Ylli Shehu u ulën sot për herë të parë në Kuvend, një ditë pasi morën nga KQZ mandatet e deputetit të lëna bosh nga LSI.

Katërshja e deputetëve zunë vend në rreshtin e tretë të opozitës, teksa iu desh të dëgjojnë fjalimin e kryeministrit Edi Rama përpara se të bëjnë betimin.

Ylli Shehu që mandatin e lënë  nga Floida Kërpaçi dha një deklaratë për mediat para se të hynte në Kuvend.

“Unë nuk jam pjesë e strukturave të LSI-së për të vendosur nëse jam apo jo. Nëse më përjashtojnë është e drejta e tyre, mandati është i imi. Po të ndihesha tradhtar nuk do të isha këtu. Nuk mund të tradhtoj mijëra qytetarë që më kanë votuar”, shtoi ai./oranews