Katër ekipe shqiptare do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Ligën e Evropës. Teksa Tirana ndodhet në fazën e tretë të Europa League, kjo e enjte solli fat edhe për Teutën, Kukësin e Laçin. Që të tria skuadrat e kaluan fazën e parë.

Kukësi mposhti 2-1 bullgarët e Slavias së Sofias. Ndërsa më herët ishte Laçi ai që arriti një fitore spektakolare përballë Keshlas. Sfida midis tyre u nda me penallti, pasi 120 minuta lojë përfunduan me rezultatin 0 me 0.

Nga pika e bardhë e penalltive, skuadra shqiptare çau rrjetën pesë herë, kurse ajo kundërshtare katër. Ky rezultat i dhuroi fitoren Laçit dhe i preu biletën për në fazën tjetër./vizionplus