Katër herë brenda tre muajve Sabri Fejzullahu shpallet i vdekur!
Lajmet e rreme janë bërë fenomen shqetësues në Kosovë. Këngëtari Sabri Fejzullahu ka reaguar ndaj disa shkrimeve të rreme të bëra publike në disa media jokredibile që janë bërë për të duke e shpallur të vdekur.
Sabriu ka reaguar për ndaj ketyre shkrimeve duke thënë: Jam gjallë, shëndosh e mirë!
Ai ka thënë se katër herë brenda tre muajve ka pasur shkrime për të se ka vdekur.
Adresimin për të treguar për këto dezinformata këngëtari e ka bërë përmes një video.
“Është hera e katërt që brenda tre muajve që po shkruhet në portale që kam vdekur, unë jam gjallë, jam shëndosh e mirë, punoj pa u ndal”, ka thënë këngëtari.
Ky adresim është mirëpritur nga fansat e tij duke i uruar jetë të gjatë e shumë shëndet!
Sabriu, vazhdon të jetë aktiv në skenën muzikore. Projekti i tij i fundit është publikuar më datë 18 Dhjetor 2021, në bashkëpunim me Nogën kanë publikuar videoklipin e këngës “Dashni”.
Përveç këtij bashkëpunimi gjatë vitit të kaluar kishte publikuar edhe videoklipin “Vula E Dashurisë” dhe këngën “Djali Nga Prishtina”./21Media